Politikë Më shumë

Mali i Zi mbështeti sanksionet e BE-së kundër kompanive ruse…

Prej tvteuta13:11, 15 Gusht 2023

Mali i Zi u rreshtua me qëndrimin e Bashkimit Evropian për çështjen e ministrave talebanë, sanksionet ndaj kompanive ruse për njohjen e fytyrës, zyrtarët e burgjeve të lidhura me paraburgimin e Alexei Navalny…
Përveç vendit tonë, sanksionet e BE-së i kanë respektuar edhe vendet e tjera kandidate – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Ukraina, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe vendet e EFTA-s, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, shkruan portali European Sanctions.

“Vendet kandidate Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Ukraina, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, vendi potencial kandidat Gjeorgjia dhe vendet e EFTA-s Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia janë harmonizuar me BE-në në lidhje me Myanmar/Burma”, shtoi ai.

Gjithashtu, vendet e përmendura mbështetën sanksionet e BE-së kundër Iranit, i cili ndalon eksportin e komponentëve që mund të përdoren në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot.

  • 1

    Radio