Aktuale Më shumë

Mali i Zi mbështet sanksionet e Këshillit të Bashkimit Evropian

Prej tvteuta10:20, 27 Mars 2023

 

Mali i Zi ka respektuar vendimet e Këshillit të Bashkimit Evropian për masat kufizuese për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve. Masat aktuale kufizuese zgjerojnë listën e personave dhe kompanive që janë në listën e zezë të BE-së.

Në listën e zgjeruar, në dokumentin e Këshillit të BE-së, ka nëntë emra të rinj – komandanti i stacionit policor të Moskës Alexander Georgyevich Fedorinov, gjeneralmajori rus Aikolai Anatolyevich Kuznetsov, Ramil Rakmatulovich Ibatulin, Ministri i Lartë Taliban Neda Mohamad Nadem dhe të tjerë …

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka bërë të ditur se Këshilli i BE-së e ka miratuar këtë vendim më 7 mars.

Me vendimet u pajtuan të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, përveç Serbisë.

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor që nuk respektoi 15 vendimet e mëparshme të Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të Ukrainës, të cilat u miratuan në janar dhe shkurt të këtij viti dhe në korrik, shtator dhe nëntor 2022. .

  • 1

    Radio