Aktuale Më shumë

Mali i Zi kundër Polonisë

Prej tvteuta10:18, 20 Janar 2023

Ekipi i Malit të Zi në hendboll për meshkuj do të luajë sot me Poloninë në xhiron e dytë të turit kryesor të Kampionatit Botëror.

Të dyja përzgjedhjet u mposhtën në startin e fazës së dytë të garës.

Hendbollistet malazeze humbën nga Franca 35:24, ndërsa Spanja mundi Poloninë 27:23.

Në pjesën e mëparshme të kampionatit, Polonia regjistroi vetëm një triumf, në turin e parë të garës, ndaj Arabisë Saudite, ndërsa u mposht edhe nga Franca dhe Sllovenia.

Mali i Zi, i cili ka një paraqitje mesatare pas katër ndeshjeve të luajtura, do të qëndronte në garën për çerekfinale dhe në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike në Paris.

Në ndeshjet e tjera të atij grupi do të takohen Polonia dhe Spanja (15:30) dhe Franca e Irani (18:00).

  • 1

    Radio