Aktuale Më shumë

Mali i Zi ka tregua përkushtim të madh ndaj personave të cilët kanë ardhur nga Ukraina

Prej tvteuta10:15, 22 Qershor 2022

Mali i Zi ka treguar përkushtim të madh ndaj personave të cilët kanë ardhur nga Ukraina, ka deklarua ministri i punëve të brendshme Filip Axhiq. Siç është kumtua nga ministria e punëve të brendshme Axhiq këtë e deklaroi me rastin e hapjes së zyrës të Aleancës Qytetare për ofrimin e ndihmës adekuate në Tivar. Ai pos tjerash theksoi se raporti i shtetit ndaj kësaj situate të vështirë është treguesi më i mirë se Mali i Zi i është përkushtuar plotësimit të obligimeve ndërkombëtare si dhe plotësimit të obligimit moral dhe atij njerëzor. Dua të them se jam krenar me disa persona në Mal të Zi të cilët kanë tregua shkallë të lartë të empatisë, por edhe në institucione të cilat kanë bërë përpjekje të mëdha, në mënyrë që secili person në nevojë të ketë ndihmën adekuate, theksoi pos tjerash Axhiq.

  • 1

    Radio