Aktuale Më shumë

Mali i Zi ka nevojë për një diskutim publik mbi politikat ekonomike

Prej tvteuta10:36, 26 Gusht 2024

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq pyeti se meqenëse, siç thotë ai, nuk ka diskutim publik në lidhje me programin Evropa tani 2, dëshiron të pyes Qeverinë pse nuk e ulin TVSH-në në vend që të ulin kontributet pensionale?

“Qeveria propozoi rritjen e pagës mesatare neto me 6% përmes uljes së kontributeve pensionale. Me uljen e propozuar të kontributeve, qeveria pa diskutim publik dhe konsultime më të gjera, si dhe pa pëlqimin e partnerëve social, bën thirrje për të vënë në pikëpyetje sistemin pensional të solidaritetit ndër breza dhe konceptin e pensionit si kategori ekonomike dhe jo sociale”, ka theksuar Milatoviq.

Në të njëjtën kohë, siç thekson ai, qeveria synon të kompensojë deficitin në financat publike duke rritur TVSH-në dhe detyrimet e tjera, për turizmin, për verërat, për tregtinë online, për kulturën etj, gjë që kontribon edhe rritje të çmimeve.

  • 1

    Radio