Mali i Zi i dërgon notë proteste Shqipërisë për incidentin në Bunë
Prej tvteuta10 October 2019

Mali i Zi nëpëmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka dërguar notë proteste Shqipërisë për incidentin e ndodhur në Lumin Buna, ku me ditë lundrojnë thasë me pula të ngordhura të cilat supozohet se janë hedhur nga ana e Shqipërisë. Në kumtesën e Qeverisë thuhet se kjo e fundit duke vlerësuar marrëdhëniet e mira fqinjësore do të insistojë me këmbëngulje në aplikimin e të gjitha konventave ndërkombëtare dhe se për këtë do të njoftojë edhe partnerët ndërkombëtar.