Aktuale Më shumë

“Mali i Zi i bashkuar nuk do të jetë pjesë e shumicës prej 44 mandatesh”

Prej tvteuta16:20, 27 Gusht 2023

Lideri i Malit të Zi të Bashkuar, Goran Danilloviq ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare prej 44 mandatesh. Ai fton përfaqësuesin Millojko Spajiq që të kthehet në fillim dhe të bisedojë me të gjithë, përveç atyre me të cilët gjatë fushatës parazgjedhore ka premtuar se nuk do të ketë bisedime.

Mbrëmë shumicën e 44 deputetëve mbështetës e ka shpallur mandatari dhe lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq. Në zgjedhjet e qershorit, Mali i Zi i Bashkuar, doli në listën e Lëvizjes Evropa Tani të Spajiqit dhe ka një deputet.

“Pra, Mali i Zi i Bashkuar e mbështeti Spajiqin për mandatin, por edhe në mënyrë të qartë dhe publike kërkoi një shumicë bindëse për qeverinë e ardhshme. Ne ishim ndër të parët që thamë se 49 mandate mbështetjeje është një masë e suksesit të sigurt si për mandatin ashtu edhe për Qeverinë, por edhe për Parlamentin. Ne ishim të gatshëm të marrim pjesë në krijimin e një mazhorance më modeste me kusht që dikush nga tekat politike dhe tregtia të refuzojë publikisht të marrë pjesë në Qeveri”, tha Danilloviq.

Ai thotë se mençuria nuk është një dobësi, por një nga virtytet më të mëdha.

  • 1

    Radio