Politikë Më shumë

Mali i Zi feston Ditën e Pavarsisë

Prej tvteuta20 May 2017

Mali i Zi feston Ditën e Pavarsisë së vendit. Me 21 maj të vitit 2006, në referendumin mbarëpopullor, 55,4% e popullsisë vendosën që Mali i Zi të jetë shtet i pavarur, me çka iu dha fund shtetit të atëhershëm Serbisë dhe Malit të Zi. Prej asaj dite, edhe pse ka pasur probleme të shumta , vendi është orientuar drejt integrimeve euroatlantike. Pritet që së shpejti Mali i Zi të bëhet antare e plotë e NATO-s, kurse projektimet për antarsim në Bashkimin Evropian janë në 5 vitet e ardhshme.