Aktuale Më shumë

Mali i Zi feston Ditën e pavarësisë

Prej tvteuta10:26, 21 Maj 2022

Mali i Zi  feston Ditën e pavarësisë dhe 16 vjetorin e mbajtjes së referendumit me ç’rast u vendos pavarësia e shtetit . Në referendumin e mbajtur me 21 maj të vitit 2006 , sipas rezultateve zyrtare kishin votuar 419 mijë e 240 qytetare ose 86.5% nga numri i përgjithshëm i votuesëve. Pavarësinë e shtetit e kanë përkrahur 230 mijë e 661, ose 55.6 për qind të qytetareve të Malit të Zi të cilët dolën në referendum, kurse për qëndrimin në shtetin e përbashkët me Serbinë kishin votuar 105 mijë e 2 qytetarë , respektivisht 44.5%. Për suksesin e referendumit duhej që atë ta përkrahin 55% të zgjedhësve që do të votononin në referendum. Të rikujtojmë se pyetja ishte – A dëshiron që Republika e Malit të Zi të jetë shtet i pavarur , me subjektivitet të plotë juridik ndërkombëtarë . Kuvendi i Malit të Zi në mbledhjen me 2 mars, në bazë të propozimit të presidentit të atëhershëm të Republikës Filip Vujanoviq ka sjell vendimin që referendumi për statusin shtetëror juridik të mbahet me 21 maj. Kryetar i Komisionit republikan të referendumit u zgjodh diplomati sllovak, Frantishek Lipka.

  • 1

    Radio