Aktuale Më shumë

Mali i Zi është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së

Prej tvteuta14:02, 22 Shkurt 2024

Mali i Zi është në rrugë të mbarë për t’u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian, tha Ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq.

Në takimin me shefin e Njësisë D2 për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, Gorçeviq tha se Mali i Zi dëshiron të përparojë në përputhje me rezultatet e arritura.

“Qëllimi i Qeverisë është të përmbushë detyrimet që dalin nga standardet e mbetura të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 deri në verë, gjë që do të hapte një perspektivë të re dhe do t’i mundësonte Malit të Zi të hyjë në fazën e mbylljes së përkohshme të të gjithë kapitujve të negociatave. Vlerësimi ynë është se shumica e standardeve të përkohshme janë përmbushur dhe se në muajt në vijim do të arrijmë t’i përmbushim obligimet e mbetura, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve kryesore reformuese”, ka shtuar Gorçeviq.

Sipas Miller, Mali i Zi brenda një periudhe të shkurtër kohore duhet të përfundojë punën për përmbushjen e standardeve të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24.

“Kështu do të plotësoheshin kushtet për marrjen e standardeve përfundimtare në këta kapituj dhe do të fillonte procesi i mbylljes së përkohshme të të gjithë kapitujve të tjerë. Komisioni Evropian do të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme eksperte, teknike dhe financiare në zbatimin e reformave kyçe dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, përfundoi Miller.

  • 1

    Radio