Mali i Zi është i vendosur të mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2026

Prej tvteuta09:20, 29 Gusht 2024

Mali i Zi është i vendosur të mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2026, në mënyrë që të bëhet anëtar i plotë e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2028, tha ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq.
Siç njofton Ministria e Çështjeve Evropiane, Gorçeviq ka biseduar me ambasadorin e sapoemëruar të Austrisë në Mal të Zi, Christian Steiner dhe e ka njoftuar për gjendjen aktuale në negociata.
Ajo tha se përmes Udhërrëfyesit që po përgatisin së bashku me partnerët nga Komisioni Evropian do të intensifikojnë punën për rrumbullakimin e reformave.

  • 1

    Radio