Aktuale Më shumë

Mali i Zi do t’i dhurojë Ukrainës jelekë mbrojtës dhe helmeta balistike

Prej tvteuta15:42, 1 Mars 2022

Mali i Zi do të dhurojë sasi të caktuara të pajisjeve mbrojtëse, kryesisht jelek mbrojtës dhe helmeta balistike, u ra dakord në takimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Politikë të Mbrojtjes, gjeneralmajor Rajko Peshiq dhe shefit të Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi, Gjeneral brigade Millutin Gjuroviq me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi, Natalija Fijalka.

Gjatë takimit u diskutua për modalitetet e mbështetjes që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Malit të Zi mund t’i ofrojnë Ukrainës në këtë moment të vështirë historik në të cilin ndodhet vendi.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bashkëbiseduesit janë pajtuar që të dhurojnë sasi të caktuara të mjeteve mbrojtëse, kryesisht jelekë mbrojtës dhe helmeta balistike.

Ata deklarojnë se krahas kësaj lloj ndihme, është përmendur edhe mundësia e dhurimit të ushqimeve të thata për popullatën e Ukrainës.

“U ra dakord gjithashtu që të vazhdohet koordinimi për këtë çështje dhe të shqyrtohet mundësia e angazhimit të mjeteve të tjera, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët e Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes.

  • 1

    Radio