Aktuale Më shumë

“Mali i Zi do të mbetet eurocentrik, Evropa humbësi më i madh i luftës në Ukrainë”

Prej tvteuta14:43, 25 Mars 2023

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodrag Lekiq, deklaroi se Evropa, përveç popullit ukrainas, është ndoshta humbësi më i madh i luftës në Ukrainë, për disa arsye.
Lekiq theksoi se Mali i Zi duhet të mbetet eurocentrik.
“Të mos jemi dhurues vullnetarë të gjakut të njerëzve të tjerë. Mali i Zi duhet të mbetet eurocentrist, perëndimor në kuptimin politik dhe kulturor dhe përveç solidaritetit të justifikuar me popullin ukrainas, të jetë i hapur ndaj nismave të paqes. Edhe ato që vijnë nga Turqia, Kina, Izraeli …”, tha Lekiq.
Gjëja më e mirë dhe më e logjikshme, tha ai, është që të shfaqet një iniciativë e fortë paqeje evropiane.
“Evropa, përkrah popullit ukrainas, është ndoshta humbësi më i madh i luftës në Ukrainë, për disa arsye”, theksoi Lekiq në programin “Link” në Radio Mali i Zi.

  • 1

    Radio