Politikë Më shumë

Mali i Zi antare e 29-të e NATO-s

Prej tvteuta6 June 2017

Në ceremoninë e ditës së djeshme në Vashington, Mali i Zi u bë shteti i 29-të antar i NATO-s, me dorëzimin e instrumeneteve të ratifikimit të Marrëveshjes verioatlantike sekretarit të shtetit amerikan Tomas Shenon. Në ceremoni morën pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sekretari Shenon, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq , ministri i punëve të jashtme Srgjan Darmanoviq, si dhe ambasadorja e SHBA-së në Podgoricë Margaret En Ujehara. Sekretari Shenon  tha se Mali i Zi në periudhën e kaluar ka qenë partner serioz në misionet ushtarake dhe se antarsimi i këtij vendi tregon se NATO është i përkushtuar në respektimin e nenit 5 të Marrëveshjes euroatlantike. Kryeministri Markoviq në fjalën e tij tha se kjo është ditë e madhe për Malin e Zi , dhe se prej sot e tutje për fatin e vendit nuk do të vendoset prapa shpinës. Sekeretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg uroi Malin e Zi për antarsimin dhe siguroi se kjo do të kontribuojë në stabilitetin vendit dhe rajonit .