Aktuale Më shumë

Maddocks: Protestat janë legjitime, por prioritet duhet të jetë dialogu

Prej tvteuta09:34, 17 Shkurt 2022

Protestat janë mënyrë legjitime për të shprehur mendimet, por do të ishte shumë më efektive nëse të gjitha palët do t’i bashkoheshin dialogut, në vend që të nxirrnin në rrugë mosmarrëveshjet politike, tha ambasadorja britanike në Mal të Zi, Karen Maddocks. Duke folur për atë që e sheh si zgjidhje dhe dalje nga kriza politike, ajo tha se në shoqëritë demokratike nuk është e pazakontë të shohësh ndryshime në koalicione, apo edhe mocione votëbesimi.  Sipas saj, deputetët mund të zgjedhin ose të mbështesin qeverinë e re ose zgjedhje të reja.

“Të dyja janë të drejta demokratike.  Përderisa shumica e deputetëve votojnë për ndonjë nga opsionet e ofruara – kjo përfaqëson vullnetin e qytetarëve”, tha Maddocks.

“Por mendoj se është e rëndësishme, madje e lavdërueshme, të theksohet se anëtarët e qeverisë dhe partive politike ndoqën një rrugë demokratike gjatë këtij tranzicioni, dhe se zgjidhja e krizës duhet të jetë në këtë drejtim.”, tha Maddocks.

  • 1

    Radio