Aktuale Më shumë

MA: Propozimi për shkarkimin e Çoba-j i është përcjellë Këshillit të Shkollës

Prej tvteuta14:38, 13 Shtator 2023

Ministria e Arsimit njoftoi se menjëherë dhe pa vonesë, në përputhje me kompetencat e veta, kanë vepruar në bazë të iniciativave që kanë të bëjnë me punën e dyshuar të kundërligjshme të drejtoreshës së shkollës fillore “Marshall Tito” Ulqin Medina Çoba. Sipas tyre, Drejtoria për Çështje të Inspektimit i ka dorëzuar Ministrisë së Arsimit një propozim për shkarkimin e drejtoreshës Çoba, i cili i është përcjellë Këshillit të Shkollës për veprim kompetent.

“Ministria e Arsimit menjëherë dhe pa vonesë, në përputhje me kompetencat e saj, ka vepruar sipas iniciativave që na janë dorëzuar në periudhën paraprake, të cilat kanë të bëjnë me dyshimet për punën e paligjshme të drejtoreshes së SHF “Marshall Tito” Ulqin, Medina Çoba”, theksojnë ata në deklaratë.

Kështu, thonë ata, më 5 shtator Drejtoria për Çështje të Inspektimit ka dërguar kërkesë për mbikëqyrje inspektuese në shkollën fillore “Marshall Tito”, Ulqin.

“Ju rikujtojmë se nga 1 maji, me ndryshimet në Ligjin e Përgjithshëm për Arsimin, është vërtetuar se zgjedhja dhe shkarkimi i drejtorëve të institucioneve është në përgjegjësi të shkollës, gjegjësisht bordit drejtues “, tha Ministria e Arsimit.

  • 1

    Radio