M. Mustafa- Punojmë me kapacitet të plotë
Prej tvteuta14:17, 30 Prill 2019
Policia Komunale e Ulqinit është përgatitur për të pritur fluks më të madh të mysafirëve për festën e 1 Majit.
“Edhe pse ka qenë vikend Policia Komunale është dashur të punoje me ndrrim të rregullt, pra kemi punuar me kapacitet të plote, pasi që në Komunën e Ulqinit këto ditë ka qarkulluar numër i madh mysafirësh, ku dominojnë mysafirët nga Kosova” u shpreh kryeshefi i policisë Komunale Milazim Mustafa per TV Teuta.
Mustafa tha se edhe për festën e 1 Maijt do të punohet me kapacitet të plotë, ndërsa si problem më të theksueshëm ai potencon vend parkingjet, kurse zona më e frekuentuar është Rana, ku shpesh vjen edhe te bllokada e komunikacionit.
“Është dashur të bllokohet rruga për dy orë sepse nuk ka pasur kapacitet që të përpijë fyti i ngushtë gjithë at fluks të madh mysafirësh”, u shpreh kryeshefi Mustafa.