Sociale Më shumë

Lumi Buna pjesa më e ndotur nënujore3

Prej tvteuta14:00, 22 Qershor 2015

OJQ “Hapi i Gjelbër” dhe “UBA” së bashku me klubin e zhytësve “Dolcinium” realizuan pastrimin nënujor të lumit Buna.  Kryetari i OJQ “Hapi i Gjelbër “  Xhelal Hoxhiqi tha se ky aksion i pastrimit të kësaj zone , realizohet në kuadër të projektit “Bojana tour” i cili në vete ka 7 pilot projekte.

Kryetari i klubit të zhytësve “Dolcinium” Ibrahim Milla tha se është  hera e parë që ata realizojnë një pastrim të tillë në këtë zone  dhe mund të konstatojë se është zona më e ndotur nënujore.

Duke qenë se klubi i zhytësve “Dolcinium” ka vite që realizon aksione të tilla, duke e krahasuar me zonat e tjera nënujore të komunë së Ulqinit , Milla tha se kjo zoëe është edhe burimi i ndotjes.

E nga ajo se cfarë zhytësat konstatuan materialet që ishin të hedhura nënujë ishin materiale të cilat kanë vendet përkatëse ku të hidhen, si kuti, qese e të tilla.

Ndërsa kryetari i OJQ “Hapi i Gjelbër “ Xhelal Hoxhiqi shtoj se ruajtja e lumit Buna është detyrë jo vetem e kësaj gjenerate , por edhe e gjeneratave pasardhëse, me qenë se në komunë të Ulqinit popullata jeton me anë të turizmit dhe bujqësisë.

Aksione të pastrimit nënujorë në kuadër të projektit “Bojana tour” do të vazhdojnë edhe gjatë sezonit verorë në bregdetin e komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio