Aktuale Më shumë

Lukovac: Mali i Zi ende nuk e ka dëshmuar veten si shtet demokratik dhe ligjor

Prej tvteuta17:05, 21 Maj 2022

Sfida më e madhe për Malin e Zi është ruajtja e paqes dhe harmonisë multietnike, por edhe tejkalimi i ndarjeve të brendshme, konsideron ish-shefi i diplomacisë malazeze dhe koordinatori i Bllokut të Pavarësisë, Branko Lukovac.

Me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, Lukovac tha për Portalin RTCG se vendi ynë gjatë kësaj periudhe i ka forcuar angazhimet strategjike , por ende nuk e ka dëshmuar veten si shtet i organizuar demokratik dhe ligjor. Ai gjithashtu beson se pavarësia e vendit nuk është më në pikëpyetje.

“Në këto 16 vite, Mali i Zi, fatkeqësisht, nuk e ka dëshmuar veten si shtet demokratik dhe ligjor, as nuk është përballur me sukses me korrupsionin dhe krimin e organizuar, nepotizmin dhe të gjitha elementet negative të qeverisjes partitokratike. Struktura ekonomike madje është përkeqësuar ndjeshëm, me privatizimet katastrofike, ndërsa industria përpunuese është humbur dhe nuk është arritur zhvillimi i balancuar rajonal”, thotë Lukovac.

Sipas tij, edhe pse Mali i Zi përballet me shumë sfida, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, pavarësia dhe sovraniteti i vendit nuk vihet në pikëpyetje. Shumica e qytetarëve janë plotësisht të përkushtuar për ruajtjen e dhe forcimi i pavarësisë, ndërsa anëtarësimi në NATO, Bashkimin Evropian , marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe vendet e organizatat e tjera ndërkombëtare, paraqesin forcë shtesë dhe garanci për pavarësinë e Malit të Zi,  tha ndër të tjera Lukovac.

  • 1

    Radio