Luis de la Fuente prezantohet si trajner i Spanjës
Prej tvteuta12 December 2022

Luis de la Fuente është prezantuar si trajner i Spanjës. Ai erdhi si zëvëndësues i Luis Enriques i cili nuk arriti ta kryej misionin e tij në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Spanjolli e nisi fjalimin duke i falenderuar të gjithë ata që e kanë rrethuar gjatë kësaj periudhe. “Kemi biseduar me Luis Enriquen. Kam marrëdhënje shumë të mira më të. Tani po fillon një epokë e re. Kam krijuar një ide, asnjë futbollist nuk e ka të mbyllur derën tek kombëtarja jonë. M’u nevojit vetëm një sekond për të thënë po”, tha trajneri i Spanjës për mediume spanjolle. De la Fuente foli edhe për dy ikonat e Spanjës, Sergio Busquets e Sergo Ramos. “Unë nuk do të hyj në debate për Ramos apo ndonjë lojtar tjetër. Busquets? Sigurisht që do të doja që ai të vazhdojë, ka ende shumë për t’i dhënë futbollit spanjoll. Unë nuk e shikoj moshën e futbollistëve, por përformancën e tyre në fushë. Luis de la Fuente më parë kishte drejtuar grupmoshat e reja të kombëtares spanjolle.