Sporti Më shumë

“Lufta kundër racizmit në futboll”

Prej tvteuta18:23, 17 Tetor 2015

OJQ Kulsport nga Podgorica në terenin e sportit të Otrant-Olympic organizoi akcionin “Lufta kundër racizmit në futboll”. Pasi  muaji tetor në të gjithë Europën është i dedikuar luftës kundër racizmit dhe nacionalizmit “Kultsport” për të pestin vit me radhë në qytete të ndryshme të Malit të Zi organizon ndeshje futbollistike me qëllim që të ngrisë vetdijen tek të rinjt, kështu deklaron për tv Teuta Filip Joviqeviq kryetari i OJQ Kulsport.

Këtë vit vendosën që akcionin ta zhvillojnë në Ulqin, ku nikoqir ishte KF. Otrant-Olympic i cili edhe si klubi më i ri ka potencial për një futboll të shëndoshët. Me këtë rast u zhvillua ndeshje futbollistike mes KF. Otrant-Olympi dhe KF. Mogren e cila përfundoij me rezultatin 0:3 për fatosat, kurse 4:1 për pionirët.

  • 1

    Radio