Aktuale Më shumë

LQ ABR, anëtare e plotë e të Gjelbërve të Evropës

Prej tvteuta17:31, 4 Dhjetor 2022

Lëvizja Qytetare ABR njoftoi se në Kongresin e gjashtë të të Gjelbërve të Evropës (EGP), që po mbahet në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, ata u bënë anëtarë të plotë të asaj partie ndërkombëtare.

Sipas tyre, anëtarsimi do të thotë se tani e tutje kjo parti do të ketë të drejtën të emërojë stafin e saj për postet më të larta në udhëheqjen e të Gjelbërve të Evropës, por gjithashtu do të ketë detyrimin të marrë pjesë aktive në krijimin e politikave, shkrimin e rezolutave dhe formësimin e punës së të Gjelbërve, e cila reflektohet shumë në dhe nëpërmjet funksionimit të tyre në Parlamentin Evropian. Ata thanë se ky është “një hap tjetër i lartë në ndërtimin e reputacionit ndërkombëtar”.

“Në Kongresin më të madh të Gjelbërve të Evropës të mbajtur deri më tani, ku morën pjesë 940 pjesëmarrës të regjistruar zyrtarisht, ABR mori 100 për qind të votave, rezultat i paprecedentë në historinë e kësaj partie ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio