Lovćen Banka hap filialën në Ulqin
Prej tvteuta13:49, 30 Maj 2017
Në prani të një numri të madh të zyrtarëve lokal, sipërmarrësve vendas dhe qytetarëve , mbrëmë u bë hapja solemne e filialës së Lovqen Bankës në Ulqin. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të filialës Vinko Nikiq tha se ky është një hap i madh për ulqinakët, të cilët gjithmonë kanë qenë tregtar të shquar, dhe shprehu besimin se në këtë bankë ata do të gjejnë ndihmë për idetë dhe nevojat e tyre, qoftë në hoteleri, bujqësi apo blegtori.
Me këtë rast kjo bankë dhuroi 1.000 euro për fëmijët Mersiha dhe Adnana Resulbegoviq, të cilët vuajn nga paraliza cerebrale.