Lojtarët e Otrant-Olimpik të kërkuar në tregun futbollistik
Prej tvteuta15 June 2017

Skuadrat e Ligës së Parë të Malit të Zi ditët e fundit janë duke treguar interesim të madh për lojtarët e Otrant-Olimpik. Mbrojtësi i shquar në sezonin e kaluar Benjamin Rexha veç ka nënshkruar për skuadrën e “Kom”, kurse Petrovac ka treguar interesim për sulmuesin Halil Muharremi. Gjithashtu përflitet se ekzistojnë interesime edhe për lojtarë të tjerë . Me këto largime Otrant-Olimpik do ta presë sezonin e ardhshëm mjaft e dobësuar nga ana e kuadrit të lojtarëve.