Lobi Euroatlantik Shqiptar i interesuar për investime në Ulqin
Prej tvteuta15:12, 17 Maj 2019
Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar Z. Shukri Ymeri, i cili u prit nga Kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixhe Gjoni. Lobi Euroatlantik Shqiptar është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim të bashkojë mbarë mërgatën shqiptare anekënd botës.Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq foli për funksionimin e administratës lokale, për mundësitë dhe rëndësinë që ajo i kushton investimeve zhvillimore.Z. Ymeri , duke u falenderuar për pritjen e ngrohtë dhe miqësore tha se tani që ka një pasqyrë më të qartë për përparësitë që i ofrohen investitorëve dhe do ti ftojë më energjikisht diasporën por dhe investitorë gjerman që të investojnë në Ulqin. Po ashtu palët u dakorduan që të përgatitet dhe të nënshkruhet një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Lobit Euroatlantik Shqiptar.