Sociale Më shumë

Llunji: Investitorët i japin më shumë rëndësi pamjes se qëndrueshmërisë së objektit

Prej tvteuta10:06, 4 Dhjetor 2019

Inxhinieri i ndërtimtarisë nga Ulqini, Mentor Llunji, në një intervistë për gazetën “Vijesti”, tha se ndërtimet e shumta ilegale dhe pa një kontroll të duhur, të cilët janë ndërtuar kohët e fundit në Ulqin, mund të përbëjnë rrezik në rast të një tërmeti të fuqishëm, pasi nuk dihet niveli i sigurisë që ata kanë implementuar në objektet e ndërtuara. Llunji shtoi se investitorët fatkeqësisht, më shumë vëmendje i kushtojnë pamjes dhe enterierit të ndërtesës sesa strukturës përmbajtëse, e cila është jetike për qëndrueshmërinë e saj. Sipas tij, edhe nëse në  5000 objekte të ndërtuara pjesa më e madhe janë brenda standardit, mjafton që vetëm disa prej tyre të jenë të paqëndrueshëm që të vihet deri tek një bilanc tragjik siç ndodhi në Shqipëri. Llunji tha se nëse objekti ndërtohet sipas të gjitha standardeve të duhura, tërmeti nuk përbën rrezik për shëmbjen e tij.

  • 1

    Radio