Sociale Më shumë

Ljumoviq: Me ashensorin dhe objektin në Kala duhet të merren organet kompetente

Prej tvteuta10:20, 31 Janar 2017

Ministri i kulturës i Malit të Zi Janko Ljumoviq i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, mbrëmë organizuan edhe një konferencë për media në pallatin Venecia. Në pyetjen e gazetarit të televizionit Teuta se çfarë duhet ndërmarrë në lidhje me objektin e papërfunduar në Kala , si dhe ashensorin në muret e qytetit, ministri Ljumoviq tha se për çdo ndërtim në të cilët dihet se nuk është respektuar ligji dhe rregullat e ndërtimit duhen të merren organet kompetente.

Ljumoviq tha se inspektorët e ndërtimit duhet të kryejnë punën e vet dhe të sjellin vendime në përputhje me gjendjen në terren. Kryetari Cungu tha se në lidhje me këtë problematikë veç janë nisur procedurat konkrete të cilat do të sjellin edhe vendimet e duhura  për këtë çështje.

  • 1

    Radio