Aktuale Më shumë

Liverpooli fiton Superkupën e Anglisë

Prej tvteuta11:27, 31 Korrik 2022

Liverpooli ka fituar Superkupën e Anglisë duke e mposhtur kampionin Manchester Cityn me rezultatin 3:1.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në stadiumin “King Power” ishte dramatike me të dyja ekipet që dhuruan spektakël në finale.

Te Manchester City debutoi Erling Haaland derisa te Liverpooli, Darwin Nunez.

Haaland nuk arriti të lërë gjurmë në ndeshjen e parë zyrtare te City derisa Nunez shënoi një gol dhe fitoi një penallti.

Liverpooli kaloi në epërsi me Trent Alexander-Arnold në minutën e 21-të për 1:0.

Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë. Fillimisht Julian Alvarez në minutën e 70-të barazoi shifrat në 1:1.

Në minutën e 83-të Liverpooli fitoi penallti me anë të Darwin Nunezit. Nga pika e bardhë nuk gaboi ylli egjiptian Mohamed Salah që shënoi për 2:1.

Liverpooli realizoi edhe golin e tretë në minutat shtesë të ndeshjes. Në minutën e 94-të pas asistimit të Andrew Robertsonit, Nunez realizoi me kokë për 3:1.

  • 1

    Radio