Lista Serbe e gatshme ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi
Prej tvteuta27 March 2017
Kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Simiq pas mbledhjes së Kryesisë tha se ata kanë marrë vendim që t’i kthehen punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë siç tha ai që qytetarët të mos mbesin të izoluar. “Kjo për hir të qytetarëve që të mos mbeten të izoluar”, ka thënë Simiq. Kryetari i Listës serbe kërkoi edhe formimin e Asociacionit të komunave serbe. Ai po ashtu tha se do të kundërshtojnë çdo proces ose ligj që është në kundërshtim me interesat e serbëve.