Rajoni/Bota Më shumë

Lirohet Albin Kurti

Prej tvteuta11:15, 13 Tetor 2015

Arrestimi i ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhytur për disa orë në kaos qendrën e Prishtinës. Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:00 me të marrë lajmin se Kurti ishte ndaluar, aktivistët e Vetëvendosjes janë thirrur të mblidhen para stacionit kryesor të policisë në Prishtinë. Situata është përshkallëzuar në dhunë, kur protestuesit që kërkonin lirimin e Albin Kurtit kanë filluar të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës së policisë. Kundërpërgjigja e policisë ishte gazi lotsjellës. Më pas situate ka dalë jashtë kontrolli me kosha mbeturinash në flakë dhe makina të djegura. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të lënduar nga të dyja palët. Sipas policisë janë 7 policë të lënduar, tre prej të cilëve kanë përfunduar në emergjencë. Ndërsa Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Marigona Drevinja ka pësuar lëndime në kokë .

  • 1

    Radio