Lirohen nga arresti 3 deputetët e Frontit
Prej tvteuta28 December 2019

Deputetët e Frontit Demokratik Andrija Mandiq, Millan Knezheviq dhe Millun Zogoviq, të cilët ishin arrestuar pas ngjarjeve në Kuvendin e Malit të Zi, u liruan nga paraburgimi. Atyre më herët u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh, pas së cilës filluan grevën e urisë. Nuk ka njoftim nëse prokuroria ka ngritur ndonjë padi kundër tyre.