Aktuale Më shumë

Limaj takohet me ambasadorin Dinosha

Prej tvteuta10:01, 23 Dhjetor 2016

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë,  Skender Reçica, pritën dje në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. “Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.

Limaj, ambasadorit të Malit të Zi i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Malit të Zi në proceset shtetndërtuese të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media. Limaj tha se edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO. Ambasadori Dinosha  tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj europian.

  • 1

    Radio