Sociale Më shumë

Lili’s Handmade Soap – brend i cili premton një të ardhme të mirë në treg

Prej tvteuta16:11, 7 Nëntor 2017

Sapuni është një produkt shumë i përhapura dhe i dobishme. Që nga fëmijëria e deri në pleqëri, sapuni është pjesë e jetës sonë të përditshme. Që nga kohët e lashta, kur u prodhua për herë të parë, ai është transformuar gradualisht nga një produkt luksi, në një produkt të domosdoshëm për higjienë dhe shëndet të mirë. Në treg ka shumëllojshmëri të sapunave të firmave të njohura kozmetike, por cili është më i preferuari ndër klientët? Sigurisht që sipas hulumtimeve vendin e parë e merr sapuni në bazë natyrore, të cilët në përbërjen e vet kanë vajin e ullirit.

Ulqini është një qytet të cilin e simbolizon ulliri dhe vaji i tij, dhe nga kjo rrjedhë që shumë ulqinak të kenë traditë përgaditjen e sapunit në bazë të vajit të ullirit. Një trend i cili sa vjen e shtohet në qytetin tonë dhe në këtë mënyrë pasurohet dhe oferta e sapunave natyral.

Pasioni për tu marr me prodhimin e sapunit lind që në moshë të re për tekniken e farmacisë Lirije Sadriu, e cila e ka trashiguar nga të parët e saj. Sapunat të cilët mbajnë nënshkrimin e saj Lili’s handmade soap vijnë në forma të ndryshme dhe unike, dhe përgaditen me shumë dashuri. Esencat janë të shumta, mnizotrojnë ato të luleve, si jasemini, karamfilit, zymbylit, por që preferohen dhe me mentë, eukalit, limon, portokall, vanile dhe shumë tjera.

Sapunat e Lirijes përveç që janë dhurata perfekte për çdo rast, ata kanë vlera të rëndësishme dhe për lëkurën dhe shëndetin.

Lili’s handmade soap janë të përshtatëshme për çdo pjesë të trupit, përveç se pjesëve intime, dhe i dedikohet të dy gjinive në pa dallim në moshë.

 

  • 1

    Radio