Lika i përgjigjet Komunës: Planin e ka vizatuar Gvozdenoviq
Prej tvteuta15:34, 2 Tetor 2019
Njëra ndër organizatorët e protestës për mbrojtjen e Pyllit të Pishave, Zenepe Lika, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur akuzave të Komunës së Ulqinit, për arsye politike të organizimit të protestave. Lika në deklaratën e saj thotë se Planin Hapsinor të Komunës së Ulqinit e ka punuar Ministria e turizmit dhe zhvillimi të qëndrueshëm, në krye të cilës atëherë ndodhej ministri Gvozdenoviq, kurse ajo ka qenë kundër miratimit të tij në Kuvendin Komunal si përfaqësuese e OJQ-ve. Për Likën është shqetësuese fakti që në Komunën e Ulqinit nuk kanë njohuri se kush e ka punuar Planin Hapsinor, dhe në vend të deklaratave pa fakte, do të bënin mirë të largoheshin nga postet e tyre, pasi e kanë treguar se nuk kanë as njohuri as autoritet për të mbrojtur resurset e Ulqinit, thuhet ndër të tjera në postimin e saj.