“Ligji për Qeverinë është shumë i nevojshëm, është detyrë demokratike”
Prej tvteuta15:54, 12 Dhjetor 2023
Malit të Zi i duhet një Ligj për Qeverinë, dhe këtë më së miri e ilustron koha në katër vitet e fundit kalendarike, në të cilat kishim tre autoritete ekzekutive në mandat teknik, sipas Marash Dukaj nga administrata publike.
“Krijimi dhe miratimi i ligjeve është synim i përhershëm i çdo shoqërie demokratike, dhe çështja e miratimit të Ligjit për Qeverinë është autostrada e rregullimit ligjor, ndoshta dega më e rëndësishme e pushtetit”, tha Dukaj në tryezën e rrumbullakët me këtë temë “Ligji për Qeverinë – pyetje të hapura” i cili u mbajt sot.
Ai shtoi se nevoja për rregullimin e kësaj çështje nuk është vetëm obligim kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi, kjo është para së gjithash detyrë demokratike dhe obligim shoqëror i një brezi politikanësh.
Dukaj theksoi se sot kemi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe mirëkuptimin e adresave më të rëndësishme që monitorojnë gjendjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë, siç është Komisioni i Venecias, të gjitha në drejtim të arritjes së standardeve evropiane që janë synimi ynë, pa alternativë.
Ai tha se Ministria e Administratës Publike e ka marrë këtë sipërmarrje normative, duke kuptuar se pushteti i parregulluar me ligj nuk u nevojitet as atyre që e ushtrojnë, më së paku qytetarëve.
“Në të njëjtën kohë, ne pamë se më shumë paraqet barrë për shtetin sesa masë të qeverisjes së mirë”, tha Dukaj.
Zëvendëskryeministri për Sistemin Politik, Drejtësinë dhe Kundër Korrupsionit, Momo Koprivica, theksoi se me rastin e miratimit të tekstit të Ligjit për Qeverinë, duhet pasur parasysh respektimi i plotë i të drejtave dhe kompetencave kushtetuese të përcaktuara me Kushtetutë për degët e përmendura të qeverisë, siç tregohet nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij.
“Gjatë miratimit të tekstit përfundimtar të Ligjit për Qeverinë, është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha komentet dhe sugjerimet e bëra nga Komisioni i Venecias dhe me dialogun me Komisionin duhet të vazhdojmë drejt miratimit përfundimtar të tekstit të Ligji”, ka përfunduar Koprivica.