Ligji për arsim: Më së shumti 28 nxënës në klasë
Prej tvteuta21 August 2017
Me ligjin e ri për arsim të miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi, numri maksimal i nxënësve në një klasë në gjimnaz mund të jetë 28, nga 30 që ishte deri tani. Vlerësohet se me këtë do të rritet edhe numri i mësimdhënësve , çka buxhetit të shtetit do ti kushtojë rreth 100.000 euro në vit. Me këtë ndryshim synohet që mësimdhënësve dhe nxënësve tu ofrohen kushte më të favorshme dhe rritje e cilësisë së arsimit.