Aktuale Më shumë

Liga e Konferencës: Roma fiton finalen e veçantë në Tiranë

Prej tvteuta11:24, 26 Maj 2022

Me golin e shënuar në pjesën e parë, Roma ka fituar edicionin e parë të Ligës së Konferencës.

Roma, në finalen e luajtur të mërkurën në “Air Albania”, në Tiranë, mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0. Golin e fitores e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Pjesë e Romës është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla. Ai qëndroi në stol të mërkurën, por festoi me futbollistët e tjerë triumfin në Ligën e Konferencës.

Roma mbeti nga minuta e 17-të pa një prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen finale. Për shkak të lëndimit, Henrikh Mkhitaryan u zëvendësua.

Në tribuna pati përplasje. Një tifozë i Romës është sulmuar nga disa tifozë të Feyenoordit në katin e dytë të tribunës së stadiumit “Air Albania”.

Incidente ka pasur edhe të martën dhe të mërkurën nëpër rrugët e Tiranës.

  • 1

    Radio