Aktuale Më shumë

Liga amatore në henboll në Ulqin

Prej tvteuta12:52, 3 Qershor 2016

Nga data 3 deri me  5 qershor, në Ulqin për herë të parë do të mbahet turneu përfundimtar i Ligës amatore në hendboll, nikoqiri i manifestimit është Klubi i hendbollit për femra “Ulqin”.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbia, Kroacia. Rizo Hasanaga përfaqësues i Klubit të hendbollit të femrave “Ulqin”për televizionin Teuta flet mbi detajet e turneut dhe shton se në Ligën U-16 marrin pjesë  tetë ekipe. “Ishte e vështirë të organizohet ky llojë turneu në Ulqin, kemi punuar në shumë në organizimin e tij, na është dasht të bëjmë renovimin e një pjese të parketit në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito”, dhomat e zhveshjes etj” me qëllim që musafirët të ndijehen sa më komot” shton mes të tjerash në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.

Anida Tafa lojtarja e “Ulqin-it” shprehet se është e kënaqur që ky turne mbahet në Ulqin dhe që klubi tyre është përgaditur maksimalisht për mikpritjen e mysafirve.

Në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” do të luhen ndeshjet e parapara për Ligën amatore në hendboll dhe klubi i hendbollit “Ulqin” thret të gjithë sportdashësit të mbështesin skuadrën e qytetit tonë, por dhe ekipet tjera pjesëmarrëse. Ndeshja e parë fillon sonte (e premte) në orën 21, të shtunen nga ora 17 deri në orën 21 kurse të dielen nga ora 10 deri në 12 dhe nga ora 15:30 luhet për vendin e tretë, kurse në orën 16:30 fillon ndeshja finale.

  • 1

    Radio