Aktuale Më shumë

“Lidl” e interesuar për Malin e Zi. Abazoviq pret në takim përfaqësuesit e kompanisë gjermane

Prej tvteuta17:15, 22 Qershor 2022

Investimi i Lidl-it dhe hapja e objekteve të shitjes do të krijojnë mundësi për punësim të një numri të madh të qytetarëve, ndërsa produktet e biznesmenëve vendas do të kenë mundësi tjetër për të qenë prezent në raftet e shitjes, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ai sot ka biseduar me përfaqësuesit e Lidl në Mal të Zi dhe me ambasadorin gjerman Robert Weber.

Duke i uruar mirëseradhjen komapanisë gjermane, Abazoviq theksoi se Mali i Zi me padurim pret hapjen e një marke të tillë tregtare në Mal të Zi, e cila do të promovojë shumë zhvillimin ekonomik të vendit  dhe do të valorizojë më tej potencialet natyrore. Siç tha ai, parashikueshmëria e ambientit të biznesit dhe klima e mirë e krijuar nga Qeveria janë faktor vendimtar për investime të reja.

Investimi i Lidl-it dhe hapja e objekteve të shitjes do të krijojë një shans për punësim të një numri të madh të qytetarëve dhe produktet e biznesmenëve vendas do të kenë mundësinë të jenë në rafte. Qeveria do të jetë gjithmonë partnere e investitorëve të besueshëm dhe të gatshëm për të investuar në Mal të Zi”, theksoi Abazoviq.

 

  • 1

    Radio