Slider Më shumë

Libri i 13-të i Prim.Dr. Gani Karananagës i titulluar “Çinari i Moçëm” (VIDEO)

Prej tvteuta19:49, 18 Janar 2022

Zotëri Dr.Gani Karamanaga ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ku foli për librin e tij të 13-të “Çinari i Moçëm”.

Çinari i moçem është një pemë shumë e madhe dhe shumë e vjetër , lashtësia  e tijë nuk dihet. Sipas një gojëdhëne ai vjen nga koha e Bushatlinjëve. Kjo pemë mijëvjecare gjendet në lokalitetin prej Limanit , për ullishtën e Anës Malit dhe Valdanosit.  Dr. Karamanaga tregon edhe një nga ngjarjet që ka ndodhur tek kjo pemë shumë vjeçare. “Në vitin 1944 me 27 nëntor , u pushkatuan të pafajshëm 4 Ulqinak Piloti i parë shqiptar Raif Rafo Gorana , Hodo Beg Bushati djali tijë Ahmet Bushati, dhe Radovan Aleksiqi. Në orët e para të mëngjesit janë pushkatuar pa gjygjë pa asnjë arsyetim janë ndarë nga jeta. Dhe kjo ishte një nisëm e imja për të shkruar këtë  libër si të zbulohet e vërteta , dhe të shkruhet edhe për ato ngjarje të cilat kanë ndodhur menjëher mbas largimit të okupatorit gjerman,ku populli shqiptar ka pas  vujtje dhe humbje jete atyre të cilët nuk janë pajtuar me disa mendime të pushtetit të ri. Poashtu para se ta pushkatonin Rafo Goranën kanë ardhur shokët në shtëpin e tijë për ta ftuar që të shkojnë në Cetinë për të festuar fitoren dhe i kanë thënë mere dhe harmonikën se do të festojmë së bashku. Ai e kishte djalin e tijë Agimin një muajsh dhe thuhet para se të niset që të ikte me shokët është kthyer tre herë që ta shikoj djalin. Në fund të këtij libri ndodhen edhe disa fotografi të Raif Rafo Goranës ku tregon për jetën ,familjen dhe veprimtarin e tijë.

Karamanaga tha: se për librin “Çinari i Moçëm “ është dashur mjaft punë dhe përkushtim të jenë të dhënat sa më të sakta, sepse në përmbajtjen e librit “Çinarit të Moçëm” ka një histori mjaft interesante dhe duhet patur guxim që të shkruhet ky libër.

Ai shtoi se ne kohën në vijim , do të merret me shkrime më të lehta siç janë : Anekdotat  dhe tregimet.

  • 1

    Radio