“LIBRAT DHE LAPSAT TONË JANË ARMA MË E FUQISHME”
Prej tvteuta22:04, 23 Prill 2019
23 prilli ne mbare boten shenohet si Dita Botërore e Librit dhe e Drejtave të Autorit dhe sivjet ajo shënohet me thënien e Malala Yousafzai “Librat dhe lapsat tonë janë arma më e fuqishme”. Me këtë rast, sot, sikur edhe disa vite me radhe, Biblioteka e Ulqinit ka ofruar anëtarësim njevjeçar falas Ardita Rama, udheheqesja e biblitekes se qztetit tha se ky Është viti i tetë radhazi që Biblioteka po ndërmerr një aksion të tillë, i cili ka për qëllim jo vetëm shënimin e kësaj date të rëndësishme për letërsinë botërore, por në radhë të parë promovimin e librit dhe të kulturës së leximit.
Me këtë aksion po ashtu dëshirojmë të rrisim ndërgjegjësimin publik për bibliotekën si institucion me rëndësi i kulturës, pa të cilin nuk mund të paramendohet asnjë shoqëri e civilizuar, tha udheheqesja e bibliotekes, Ardita Rama.