Aktuale Më shumë

Libraria Ulqini: Aktivitet për lexuesit gjimnazistë, ofron këndin e leximit

Prej tvteuta20:34, 26 Nëntor 2022

Në kuadër  të një vjetorit të hapjes së libraris të Ulqinit , me bashkëpunim me Gjimnazin e Ulqinit  “VËLLAZËRIM – BASHKIM” ,  si dhe me partner mediatik TV Teuta. Një aktivitet i ri në të vetmen librari të qytetit po fillon , bëhet fjalë për këndin e leximit. Ku për çdo muaj nga libraria Ulqini do perzgjidhet një nxënës nga shkolla e mesme , dhe do i dhurohet një libër për ta lexuar , që pastaj ta shtjellojmë këtë libër në ambientet e Librarisë , ku analizat dhe përshtypjet e këtij libri , ti paraqiten shikuesit nëpërmjet Tv teuta.

Poashtu , sipas Drejtorit të Librarisë Bledar Doda , qëllimi tjetër i këtij aktiviteti është që të përmirësoj artikulimin dhe në nxitjen e të shprehurit tek nxënësit .

Ndërsa për këtë muaj është zgjedhur nxënësi Mendim Cuca, për të shtjelluar librin e autorit  Xhorxh Orvell (George Orwell),  me titull 1984 .

 

 

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio