Rajoni/Bota Më shumë

Liberalët në Tuz do të përkrahin PDS-në

Prej tvteuta09:48, 23 Nëntor 2017

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Liberale në Podgoricë Jovan Rabrenoviq, tha se kjo parti në zgjedhjet lokale në Tuz do të përkrahë Partinë Demokratike të Socialistëve, duke vlerësuar në këtë mënyrë marrëdhëniet e mira që ekzistojnë në mes këtyre partive në nivle lokal. Sipas Rabrenoviq, rezultatet e arritura në periudhën e kaluar japin shpresë për zhvillim të mëtejshëm të Tuzit edhe n periudhën e ardhshme.

Ai shtoi se nuk dyshon në mençurinë e votuesve në Malësi , dhe se këtë ato e kanë treguar edhe në periudhat e vështira të viteve 90-ta dhe me përkrahjen e pavarsisë së Malit të Zi.

  • 1

    Radio