Aktuale Më shumë

Lia e majmunëve edhe në Mal të Zi, regjistrohet rasti I parë. Lexoni simptomat

Prej tvteuta09:05, 31 Korrik 2022

Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar edhe në Mal të Zi. Bëhet fjalë për shtetas malazez dhe është në gjendje të mirë të përgjithshme, njoftoi sot Instituti për Shëndet Publik I Malit të Zi.

Në njoftimin për media të Institutit, thuhet se janë marrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje infektive.

Simptomat e mundshëm:

Lija e majmunëve zakonisht fillon me ethe, dhimbje muskujsh, lodhje dhe dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe kollë. Gjithashtu, mund të ketë rritje të nyjeve limfatike (limfadenopati).

Në një periudhë prej një deri në tre ditë (ndonjëherë më gjatë) pas fillimit të temperaturës, pacienti zhvillon fruthin, i cili shpesh fillon në fytyrë (në 95 për qind të rasteve) dhe më pas përhapet në ekstremitetet (pëllëmbët dhe shputat në 70 për qind të rasteve) dhe pjesë të tjera të trupit (mukoza e gojës, organet gjenitale, konjuktiva, kornea). Skuqja kalon nëpër faza të makulave, papulave, vezikulave e pustulave dhe në fund bien.

Zakonisht sëmundja zgjat nga dy deri në katër javë.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi apelon te qytetarët që të respektojnë masat parandaluese higjieniko-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

  • 1

    Radio