Aktuale Më shumë

Lewandowski realizon një gol e dy asistime, Barcelona triumfon thellë ndaj Pumasit

Prej tvteuta18:08, 8 Gusht 2022

Robert Lewandowski e ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës, ndërsa ka dhënë edhe dy asistime, në fitoren 6:0 që Barcelona e ka shënuar ndaj ekipit meksikan Pumas.

Ndeshja ishte e vlefshme për trofeun “Joan Gamper”.

Lewandowski realizoi golin e parë të Barcelonës në minutën e 3-të. Ndërsa asistoi për dy golat që i realizoi Pedri në minutat 5 dhe 19. Nga një gol për Barcelonën e shënuan Ousmane Dembele (10’), Pierre-Emerick Aubameyang (49’) dhe Frenkie de Jong (84’).

  • 1

    Radio