Politikë

Politikë Më shumë

Lëvizja “Rezisto” thërret për protestë

Prej tvteuta28 September 2019

Lëvizja “Rezisto” ka bërë thirrje që të hënën sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në protestën që do të organizohet në Podgoricë, dhe të tregojnë pakënaqësinë me pushtetin dhe aferat e shumta që po ndodhin. Përveç qytetarëve, këshilli organizativ i kësaj lëvizjeje u ka bërë thirrje për pjesmarrje edhe partive opozitare, dhe presin që ata të jenë prezentë në protestë. Sipas tyre, pushteti ka frikë vetëm protestën e qytetarëve dhe ata nuk do të heqin dorë nga organzimi i tyre. Protesta do të mbahet para ndërtesës së Prokurorisë së Lartë të Shtetit, me fillim në ora 19.00.