Aktuale Më shumë

Lëvizja Evropa Tani do ta mbështesë Resulbegoviqin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Prej tvteuta14:49, 15 Nëntor 2023

Lëvizja Evropa Tani (PES) do të mbështesë zgjedhjen e Faruk Resulbegoviqit për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, tha kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Evropa Tani, Miodrag Llakoviq.

Llakoviq ka thënë për agjencinë MINA se kanë qëndrim pozitiv ndaj zgjedhjes së Resulbegoviqit.

“Dhe ne besojmë se zgjedhja e tij, si dhe zhbllokimi i gjyqësorit, duhet të konsiderohet si një paketë, jo vetëm një marrëveshje për një funksion dhe në këtë kuptim duhet të fillohet dialogu më i gjerë”, tha Llakoviq.

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq tha se javën e ardhshme do të caktojë seancën e Kuvendit në të cilën do të votohet për zgjedhjen e gjyqtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

 

  • 1

    Radio