Sociale

Sociale Më shumë

Lekiq: Mali i Zi Pozitiv nuk mund të jetë në grupin opozitar

Prej tvteuta8 February 2016

Lideri i Demos-it Miodrag Lekiq , ka deklaruar se Mali i Zi Pozitiv nuk mund të jetë pjesë e grupit opozitar, dhe nëse kjo ndodh, atëherë Demos do të dalë nga bisedimet. Lekiq shtoi se një parti politike e cila i jep përkrahjen qeverisë nuk mund të quhet pjesë e opozitës. Ai tha se grupi negociues i përbërë nga URA, Demos, PSP dhe PSD, mund të zgjerohet në të ardhmen nëse Fronti Demokratik dhe Demokratët vendosin të marrin pjesë.