Aktuale Më shumë

Le të bashkohemi për Bunën

Prej tvteuta20:22, 23 Qershor 2022

Këtë te diele ne Anë të Malit u mbajt eventi “Let’s Unite for Buna” / Le të bashkohemi për Bunën, event ky i krijuar nga Klubi i të rinjëve, me sloganin: Zgjedhje të zgjuara për një rrjedhje lumore të pastër dhe për një të ardhme më të mirë.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve për njeriun dhe biosferen” zbatuar nga shoqata EnvPro dhe financuar nga UNESCO.

Qellimi i ketij eventi ishte fuqizimi i te rinjëve ne vendim-marrje dhe në mbrojtjen e pasirive natyrore dhe kulturore, si dhe prezantimet e vlerave dhe ngritjen e vetdijsimit rreth zhvillimit te qendrueshem te basenit te lumit Bunë, plan ky 5vjeçarë i UNESCO-s që të hapen mundesi që pjesë e rrjetëzimit botëror “Man and Biosphere reserve” ti përkas edhe baseni i Lumit Bunë.

Klubi Rinor MAB Ulqin sugjeruan krijimin e qendrave edukative, muzeale dhe informative ne objektet e braktisura, ku do krijohen mundësi afatgjata të punësimit të lidhura me vlerat e rezervave të biosferës, të tilla si ruajtja e biodiversitetit dhe restaurimi i habitatit. Kjo do të nxiste inovacionin dhe ne këtë mënyrë do hapen mundësit tërheqëse që të rinjtë të fokusohen dhe të japin kontributin në vendin e tyre, e së bashku me programet e trajnimit të realizohet një zhvillim i qendrueshem i rajonit.

  • 1

    Radio