LDneMZ uron Pashket
Prej tvteuta22:17, 21 Prill 2019
Me rastin e festes se Pashkeve, kryetari i LDneMZ Saubih Mehmeti, ka uruar Arqipeshkvin e Tivarit Rrok Gjonlleshaj dhe besimtaret katolik. Me poshte mund te lexoni urimin ne teresi.
I nderuari, Arqipeshkv i Tivarit, zotëri imzot Rok Gjolleshaj.
Përfitoj nga rasti i festës së PASHKËVE, festa më e rëndësishme e besimtarëve katolikë, t’Ju uroj nga zemra GËZUAR PASHKËT.
Kjo festë le të jetë shpresë për njerëzimin, le të ringjallin zemërgjërësinë e tolerancën, respektin e bujarinë, paqën dhe dashurinë mes njëri-tjetrit.
Përmes Jush uroj, të gjithë besimtarët katolikë në mbarë botën, në veçanti besimtarët katolikë shqiptarë, mbizotëroftë paqja dhe dashuria në Familjet e tyre dhe gëzuar për shumë mot Pashkët.
Përzemërsisht,                                                                                                      KRYETARI,Â
Saubih Mehmeti                                                                                                                                                      Â